Ushtria e Libisë, njoftoi se avionët rusë transportuan mercenarë sirianë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore Pantsir duke kryer të paktën 11 ulje në bazën Ghardabiya në Sirte, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin libian, mësohet se zëdhënësi i Zyrës për operacionin Sirte dhe Al-Jufra të zhvilluar nga ushtria e Libisë, Abdel-Hadi Dara, njoftoi se avionët transportues rusë të tipi Antonov dhe Ilyushin kanë kryer të paktën 11 ulje në bazën ushtarake ajrore Ghardabiya në Sirte.
Dara vuri në dukje se me këta avionë krahas mercenarëve sirianë dhe 6 sistemeve të mbrojtjes ajrore Pantsir prodhim rus janë transportuar edhe armë dhe municione.
Ushtria e Libisë më 6 qershor njoftoi fillimin e një operacion të ri të emëruar “Rrugët e Fitores” për të çliruar rajonin Sirte, bazën ajrore Al-Jufra dhe zonat përreth tyre nga milicët e Khalifa Haftar liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri