Misioni i Sundimit të Ligjit në Kosovë, EULEX-i, mohon ta ketë arrestuar Adem Zogjanin, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
EULEX-i pretendon se janë të pavërteta raportimet se ata kanë ndaluar dhe dërguar në Hagë, Zogjanin.
“EULEX-i nuk e ka arrestuar Zogjanin. Informatat se është arrestuar Zogjani janë të pavërteta. EULEX-i nuk ka njohuri për vendndodhjen e këtij individi”, thuhet në përgjigje e EULEX-it për Kohën.
Dje, i biri i Zogjanit, Liridon Zogjani tha se babait i tij është ftuar nga misioni i EULEX-it të enjten në mëngjes, por këtë postim më vonë e ka fshirë nga Facebook-u.
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...