Google ADS

Greqia nuk hapë kufirin me Shqipërinë me 1 korrik

19:11 | 26 Qershor 2020
Arbresh.info

Greqia ka vendosur që të shtyjë për disa ditë hapjen e kufijve tokësorë me Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga zv.ministri grek i Mbrojtjes Civilem Nikos Kardhalias.

Kjo shtyrje është ndërmarrë në një kohë ku në Shqipëri janë shtuar rastet e infektimit me Covid-19.

Nikos Kardhaliaska thënë se Greqia nuk është ende gati të çelë kufijtë tokësore me Shqipërinë më datë 1 korrik ashtu siç ishte paralajmëruar. Deklaratën ai e ka bërë gjatë ditës së sotme ku ndodhej në Janinë për një inspektim në aeroportin e këtij qyteti.

Fillimisht kufiri me Greqinë ishte parashikuar që të hapej me 15 qershor or më pas u shty me 1 korrik. Ndërsa sot kjo datë është shtyrë sërish./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme