Analisti dhe gazetari i njohur, Bekim Kabashi ka reaguar me rastin e ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Thaçi.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Thaçit në Kosovë po i thonë se nuk ke luftuar, e në Shqipëri, Lubonja po flet si prokuror i Beogradit, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Ketu n’Kosove kur kundershtaret e tij e sulmojne Thaçin, i thone se nuk ke luftu, ke nej n’Rogner
Ndersa n’Shipni, Fatos Lubonja po flet si prokuror i Beogradit, po thote Thaçi ka vrare serbë te pafajshem.
Amo, e verteta eshte se ne Kosove fillimisht strukturat e sigurise shteterore serbe kane vrare rreth 10 mije shqiptare te pafajshem.
E pas kesaj, nga shqiptaret jane vrare disa qindra serbē te pafajshem, kryesisht si hakmarrje, por jo ne forme te organizuar institucionale. /arbresh.info/