Google ADS

Ministri Zemaj dhe komandanti i KFOR-it, Risi bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

16:33 | 26 Qershor 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot pasdite Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Michele Risi.

Në këtë takim, Ministri Zemaj e informoi komandantin e KFOR-it me prioritetet e tij në sektorin e shëndetësisë, me theks të veçantë për fokusin në menaxhimin e situatës rreth pandemisë Covid-19.

Në këtë aspekt, Ministri ka falënderuar forcat paqeruajtëse të KFOR-it për ndihmën e vazhduar që u japin komuniteteve në Kosovë dhe asistencën e ofruar MSh-së dhe institucioneve shëndetësore edhe gjatë pandemisë Covid-19.

Ka qenë dakordim i përbashkët që të bashkëpunohet në fushën e përgatitjes së mesazheve të përbashkëta për qytetarët, me qëllim të zbatimit të masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga përhapja e Covid-19.

Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se zbatimi i Manualit për mbrojtje nga përhapja e Covid-19 dhe masave të tjera është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme