FIFA ia ka dhënë dritën e gjelbër Kemal Ademit për ta përfaqësuar Zvicrën. Futbollisti kosovar kërkohej edhe nga “Dardanët”, por në fund vendosi t’i përfaqësojë “Helvetikët”
Kemal Ademi do ta përfaqësojë përfundimisht Zvicrën, shkruan Gazeta Express.
Federata e Futbollit të Zvicrës e ka marrë dritën e gjelbër nga FIFA, e cila e lejoi futbollistin kosovar që ta përfaqësojë tash e tutje vendin helvetik.
Sulmuesi i Baselit është lindur në Gjermani, ndërsa ka prejardhje nga Kosova.
Ai e ka marrë pasaportën zvicerane në vitin 2011.
24 vjeçari është pjesë e gjigantit zviceran që nga viti 2019.
Në atë kohë, Ademi kishte nënshkruar kontratë katërvjeçare, e cila do të skadojë në vitin 2023.
Për ta marrë lejen nga FIFA për të luajtur, Federata Zvicerane dhe Ademi është dashur të prezantonin shumë dokumente dhe arsyetime në FIFA.
Ademi kishte zbarkuar në Zvicër më familjen në dhjetor të vitit 2002 kur ishte 6 vjeç.
Në këtë vend ai ka jetuar për afro 14 vjet dhe qe 9 vjet e ka marrë nënshtetësinë e Zvicrës.
Për futbollistin interesim kishte shfaqur edhe Federata e Futbollit të Kosovës, por Ademi në fund e zgjodhi Zvicrën para “Dardanëve”.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...