Shtetet e Bashkuara regjistruan të enjten 40 mijë raste të reja me coronavirus, numër ky më i larti ditor, tregojnë shifrat nga Universiteti Johns Hopkins (JHU).
Madje, sipas BBC, përcjell Telegrafi, një rritje e kohëve të fundit në infeksione dhe shtrime në spital ka bërë që shtetet e Teksasit, Floridas dhe Arizonas të ndalojnë planet e rihapjes.
Siç bëhet e ditur, shifra më e lartë e mëparshme e raportuar nga JHU prej 36,400 rasteve ishte më 24 prill kur u bënë më pak testime.
Deri më tani, SHBA ka 2,4 milionë infeksione të konfirmuara dhe 122,370 vdekje – më shumë se çdo vend tjetër.
Gjithsesi, zyrtarët shëndetësorë në SHBA vlerësojnë se numri i vërtetë i rasteve ka të ngjarë të jetë 10 herë më i lartë se shifra e raportuar.
Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) thanë që deri në 20 milionë amerikanë mund të jenë infektuar me coronavirus.
Vlerësimi u bazua në mostrat e gjakut të mbledhura nga i gjithë vendi të cilat u testuan për praninë e antitrupave ndaj virusit.
Rritja e rasteve po nxitej nga të rinjtë që kanë dalë pozitivë në testet për coronavirus, veçanërisht në jug dhe perëndim të SHBA-së, tha kreu i CDC, Dr Robert Redfield.
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator