Shqiptarët mund të fillojnë të udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian nga 1 korriku, ditë kur blloku do të hapë kufijtë e jashtëm. Deri tani është hartuar një listë paraprake, pasi ka shqetësime në lidhje me raportimin e të dhënave nga disa vende.
Nga Ballkani Perëndimor nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt BE-së qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në nivel global të ShBA-së, Rusisë dhe Brazilit.
Bashkimi Europian e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve për të cilat do të hapet kufiri duke filluar nga 1 korriku. Nga Ballkani Perëndimor nuk do të lejohen vetëm qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ku numri ditor i infektimeve të reja mbetet shumë i lartë. Të përjashtuar janë gjithashtu ShBA-ja, Rusia dhe Brazili, ndërsa nga ana tjetër do të lejohen qytetarët e Kinës dhe Indisë.
Një vendim i tillë nuk u prit mirë në Uashington, ndonëse më herët presidenti Trump ka urdhëruar ndalimin e udhëtimit të evropianëve drejt Shteteve të Bashkuara.
Vendimi përfundimtar nuk është marrë ende për shkak se disa zyrtarë kanë ngritur shqetësime në lidhje me besueshmërinë e të dhënave të raportuara nga disa vende. Për këtë do t’i kërkohet një mendim Qendrës Europian për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe më vonë blloku do të paraqesë listën përfundimtare.
Vendet e bllokut kanë hapur kufirin e brendshëm dhe atë të zonës Shengen që nga 15 qershori, ndërsa Komisioni Europian ka propozuar hapjen graduale të kufirit të jashtëm, përfshirë dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor nga 1 korriku.
Që prej heqjes së kufizimeve në Europë, numri i të infektuarve të rinj është rritur me shpejtësi dhe disa vende po nxitojnë të rikthejnë kufizime të pjesshme të lëvizjes në përpjekje për të mbajtur nën kontroll pandeminë. Vendime të tilla u morën në Gjermani dhe në Spanjë.
Vazhdimisht Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për heqjen graduale të kufizimeve, ndërsa së fundi shprehu shqetësimin se rritja e rasteve të reja me kornavirus mund të mbingarkojë spitalet e për pasojë të kthehet sërish gjendja e fillimit të pandemisë./oranews
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...