Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Prizren – dega Suharekё, Gjykatës Themelore Gjakovё dhe Gjykatës Themelore Gjakovё – dega Malishevё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
MILAIM (Ismet) JEFKAJ i lindur me 05.10.1976 në Deçan.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
Disa raste për veprat penale “VJEDHJË E RENDË” dhe “VJEDHJE”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Sipas njoftimit, “Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]
Kosova – Qipro, shitën të gjitha biletat
Dogana kap 1 kilogram ari të padeklaruar në aeroport, vlera ...
Aksident trafiku në Gjakovë, lëndohen katër persona
“Brate”, Kusari-Lila e quan vëlla Simiqin – merren ves...
Mali i Zi me më pak se 5% të banorëve shqiptarë
Hapja e negociatave, Begaj: Tani e kemi ne në dorë rrugëtimi...