Me qëllim të mbrojtës së ambientit dhe ruajtjes së shëndetit, Komuna e Podujevës është zotuar se do ta zbatojë Rregulloren për Menaxhim të Mbeturinave, në të cilën, sipas pikës 1 të nenit 6 thuhet “Çdo gjenerues i mbeturinave është i obliguar të përfshihet në sistemin e menaxhimit të mbeturinave”.
Në një njoftim të kësaj komune, apelohet te qytetarët që deri me 01 gusht 2020 të lidhin kontrata çdo amvisëri me kompanitë për menaxhim të mbeturinave KRM “Pastrimi” ose “Natyra” shpk, varësisht se cila kompani vepron në vendbanimin e tyre.
Ndryshe nëse nuk ndodh kjo, pas datës 01 gusht 2020 komuna do të ndërmarr masa ligjore ndaj të gjithë atyre që nuk do të kenë kontrata të lidhura me njërën nga kompanitë për menaxhimin e mbeturinave.
https://www.facebook.com/KomunaEPodujeves/posts/2652093965040297
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...