Hapet kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut, qytetarët menjëherë nisin lëvizjen

10:45 | 26 Qershor 2020
Arbresh.info

Pas katër muajsh është hapur kufiri mes Kosovës e Maqedonisë Veriore.

Me të kuptuar se nga sot është hapur kufiri qytetarë të shumtë andej e këtej e kanë mësyrë kufirin në Hanë të Elezit.

Ata që morën rrugën sot nga Shkupi për Kosovë thonë se kanë pritur me padurim hapjen e këtij kufiri.

Qytetarët thonë se tash e katër muaj kanë pasur problem për t’i vizituar familjaret e tyre.

E mbyllja e kufirit ju ka nxjerrë problem edhe atyre që nga Kosova shkojnë në Shkup për trajtime mjekësore.

Ndryshe, të martën Qeveria e Maqedonisë Veriore ka vendosur që nga sot të hap kufirin më Kosovën dhe të gjithë ata që do kalojnë këtë kufi nuk ju kërkohet as testi i COVID-19 e as vet izolimi.

Mbyllja e këtij kufiri është bërë shkaku i pandemisë COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme