Drejtori i Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut, Erolld Musliu, thekson se me anëtarësimin e vendit në NATO kërcënimet për sigurinë e vendit paraqesin kërcënime edhe për Aleancën, dhe anasjelltas.
Sa u përket zhvillimeve lidhur me ngjarjet e Kumanovës, ku janë të përfshirë shtetas të Kosovës, Musliu thekson se nuk janë zhdukur të gjitha sekretet me vrasjen e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt.
Ai ka folur në lidhje me reagimet pas zgjedhjes së tij në krye të Agjencisë për Zbulim.
“Po, asokohe kishte reagime. Për sa i përket Bashkimit Demokratik për Integrim, mendoj se reagimet e tyre ishin për shkak të informimit të shtrembëruar sa i përket profilit tim profesional në fushën e zbulimit, por kjo tani është e tejkaluar. Siç e dini, deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim përkrahën projektligjin për punën e Agjencisë së Zbulimit, po ashtu ministrat e kësaj partie i dhanë përkrahje edhe sistematizimit të Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut”.
“Në lidhje me reagimet e VMRO-së, ata organizuan disa konferenca për shtyp, dhe mua më vjen keq që ata e zgjodhën këtë formë të komunikimit me Agjencinë, një institucion sensitiv, që merret me çështje thelbësore, sigurinë e qytetarëve dhe të shtetit. Por, në këtë rast mendoj se kemi të bëjmë me dezinformim nga ana e individëve të cilët nuk janë më pjesë përbërëse të Agjencisë. Në lidhje me dy ngjarjet që përmendët, duhet theksuar se Agjencia për Zbulim , përkatësisht pjesëtarë të Agjencisë për Zbulim ishin të implikuar në dy ngjarje, atë të Kumanovës dhe ndërhyrjen e dhunshme në Kuvend”, tha Musliu në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...