Kryeministri shqiptar, Edi Rama, sërish ka rrëfyer historikun e një tavoline të rrumbullakët kur ish-kryeministrit Ramush Haradinaj iu kërkua të pezullohet taksa nga dy udhëheqës të fuqishëm europianë.
Rama, që vazhdon ta konsiderojë gabim të Haradinajt mospërgjigjen ndaj kësaj kërkese në këmbim të vizave, këtë herë e tregoi në detaje të gjitha fjalët që u thanë në këtë tavolinë ku nuk u diskutua zyrtarisht.
Ndërsa, sa për përplasjet që pati me të, Rama tha se nuk e sheh si problem për ofendime pasi Haradinaj është nga ata që edhe ofendojnë edhe kërkojnë falje. Ai gjithashtu lavdëroi edhe frëngjishten e tij.
“Në një tavolinë ku qëndronim në këmbë kanë qenë Macron, Merkeli, Thaçi, Vuçiqi, Bërnabiq, Haradinaj dhe unë. Ata i thanë Haradinajt: “Pezullo taksën ndërkohë serbët të pezullojnë fushatën e njohjeve për katër muaj”. Nëse pas katër muajsh asgjë nuk ndodhi unë do të heq veton dhe ti do të marrësh liberalizmin. Unë i thashë në shqip: “Ramush merre dhe mos e lësho këtë moment se s’vjen më”. Ai po fliste me Macron dhe më tha më lërë pak. Ky ishte presioni s’kishte gjë tjetër Pastaj, Macron më është kthyer mua dhe më pyeti se çfarë po thoshte Ramushi. I thashë së është një mosbesim”.
“Merkeli i ka thënë: “Jam e gatshme të kontribuojë që të ndodhë kjo. Të lutem, të lutem pezullo taksën”. Erdhi momenti të marrësh atë që të duhet të marrësh. I thashë: “Ramush hyr brenda janë të gjithë të tjerët aty deklaro pezullimin e taksës. Dialogu ja ku është, kjo është takimi real. Çfarë njohje kur u hodhën bomba nga gjithë aleanca më e madhe e botës dhe historia u zhvillua në mënyrë dramatike. Këto janë gabime strategjike që kushtojnë shumë. Politika mund të jetë një moment”.
Rama në një intervistë të Klan Kosovës tha se në fillim ishte një përkrahës i taksës, të cilën e quajti një alarm, i cili arriti efektet kulmore dhe s’kishte më se çka të fitohej.
“Pas asaj filloi një defaktorizim, një lloj lodhje dhe acarimi se këta s’dinë se çka kërkojnë. Dhe këtë se thoshte më vetëm presidenti serb, por të gjithë”.
Ndërkaq, Rama te presidenti serb Aleksandar Vuçiq e sheh njëfarë dështimi të politikës shqiptare.
“Vuçiq është president i Serbisë që do thotë se është aty për të mbrojtur interesat e Serbisë sipas asaj që mendon Serbia dhe patjetër që është aty për të shfrytëzuar çdo hapësirë për të bërë çdo manovër. Në funksion të këtij interesi dhe për ta treguar se e ka arritur aty falë dobësisë së madhe që kemi treguar ne me këtë lloj politike feudesh dhe përplasjesh në një luftë të ftohtë civile brenda Prishtinës”. Vuçiq po shihet se ai është personi i interesuar për paqe. Këtu s’duhet ta shohim atë, por veten”.
“Deri tash kemi humbur shumë terren për krejt të kundërtën e asaj që thuhet. Duhet të shërbejë si shkollë politike për udhëheqësit shqiptarë”.
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...