Google ADS

Krujë, digjet një automjet gjatë natës

08:57 | 26 Qershor 2020
Arbresh.info

Një automjet është djegur në fshatin Derven të Krujës. Sipas njoftimit të policisë është djegur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit P.Gj., të cilën e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50 ku shtetasi e kishte parkuar automjetin pranë shtëpisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Mësohet se automjeti është në pronësi të kryeplakut të fshatit Derven./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme