Njëri nga organizatorët e protestës së studentëve të vitit 1997-të Bujar Dugolli, ka folur lidhur me propozim-aktakuzën e paraqitur ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.
Dugolli në emisionin Special në Klan Kosova tha se ky është një gabim nga vet skena politike që lejuan formimin e Gjykatës Speciale.
“Këto rezultate apo pasoja vijnë nga skena politike sepse Kuvendi i Kosovës lejoj ngritjen e një Gjykate që do të merren me pretendimet e krimeve që pjesëtarët e UÇK-së mund ti kenë kryer. Ka pasur një aktivitet të Tribunalit të Hagës drejt shqiptarëve dhe tani e njëjta gjë po përsëritet. Serbia ka vazhduar të montojë procese gjyqësore ndaj shqiptarëve gjatë kohës së Millosheviqit por edhe gjatë luftës çlirimtare. Në një kohë të caktuar Kosova nuk ka pasur institucione dhe UNMIKU dhe KFORI kanë qenë duke u vendosur, dhe Serbia e ka shfrytëzuar rastin të bëjë një katrahurë”.
Ai theksoi se çdo herë së bashku me kolegët e tij të Universitetit të Prishtinës, kanë thënë se në këtë gjykatë duhet të trajtohen edhe krimet serbe.
“Personeli akademik i Universitetit të Prishtinës vazhdimisht ka diskutuar edhe me liderët politik se nëse duhet të ketë një gjykatë të tillë duhet të trajtohen edhe rastet e tjera të kryera nga Serbia. Janë vrarë afro 13 mijë civilë, janë vrarë mbi 1 mijë fëmijë, janë dhunuar mbi 20 mijë gra. Por gjithashtu edhe dëmtimin e ekonomisë është bërë”.
Dekani i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” shtoi se akuzat janë të ndërtuara nga raporti i senatorit zviceran Dick Marty.
Dugolli ndër të tjera tha se nëpërmjet shantazhit po mundohet të arrihet kompromisi në favor të Serbisë.
“Ka pasur pas njërëz që nuk kanë pasur të bëjnë më Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që e kanë keqpërdorur emblemën e UÇK-së. Unë mendoj për të gjithë ai gabimi që është lejuar edhe në bazë të pretendimeve famëkeqe të Martyt, është ditur se ndaj kujt do t’i drejtohen këto akuza. Prandaj kjo do të përdoret edhe si shantazh ndaj skenës politike pavarësisht cilit krahë”.
“Nëpërmjet shantazhit të bëhet arritja e kompromisit në favor të Serbisë. Kjo nuk është ngritur edhe aq për drejtësi. Por është ngritë për të shantazhuar skenën politike”.
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...