Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka quajtur lajm të mirë njoftimin e IKSHPK-së se sot janë konfirmuar 75 pacientë të shëruar dhe 69 raste të reja me Covid-19.
Sipas tij, kjo tregon punën e jashtëzakonshme që po bëhet në Klinikën Infektive nga heronjtë e situatës që ndodhemi, njofton Klan Kosova.
“Krejt çka po bëjnë mjekët e infermierët dhe i gjithë stafi mjekësorë në këtë kohë, është që qytetarët të ndihen të sigurt. Andaj duhet që të gjithë të ruajmë qetësinë e ta ruajmë veten, familjarët e miqtë tanë. T’i ruajmë më të dashurit tanë duke i respektuar masat të rekomanduara nga IKSHPK-ja dhe M.Sh”.
“Mbi të gjitha duhet të kujdesemi për veten që ta vlerësojmë punën e madh që po e bën stafi mjekësor që nga fillimi i kësaj pandemie”.
“T’i bashkohemi atyre, të bëhemi edhe ne heronjtë. T’i respektojmë rekomandimet për parandalimin e shpërndarjes së virusi”.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”