SHBA-ja paralajmëroi sot se trafikimi i qenieve njerëzore në të gjithë botën po përfiton nga paqëndrueshmëria e shkaktuar nga koronavirusi i ri.
“Ndërsa lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është shenjuar gjithmonë nga një ndjenjë urgjence, pasojat e pandemisë së COVID-19 theksojnë, si asnjëherë më parë, nevojën që të gjithë aktorët të punojnë së bashku për ta udhëhequr këtë luftë”, deklaroi kryediplomati amerikan, Mike Pompeo, në prezantimin e raportit vjetor të Uashingtonit për këtë temë.
“Ne e dimë që trafikantët e qenieve njerëzorë përfitojnë nga më të rrezikuarit dhe përfitojnë nga çdo mundësi për t’i shfrytëzuar ata”, shtoi ai.
Sipas dokumentit, Afganistani, Algjeria, Lesoto dhe Nikaragua i janë shtuar listës së zezë të SHBA-së këtë vit, që do të thotë se Uashingtoni konsideron se këto vende nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme, gjë që mund të çojë në sanksione për vendin e synuar.
Këto vende i bashkohen 15 shtete të tjera, tashmë në fund të renditjes, ku përfshihet edhe Kina, Koreja e Veriut, Rusia, Irani dhe Venezuela./ts/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...