Google ADS

Ish-luftëtari Bardhyl Rraci: Lufta e tjerëve ndaj UÇK-së ka filluar menjëherë pas çlirimit

23:41 | 25 Qershor 2020
L G

Ish-luftëtari i UÇK-së, Bardhyl Rraci thotë se shantazhet dhe etiketimet ndaj UÇK-së kanë filluar qysh nga paslufta.

“Lufta e tjerëve ndaj UÇK-së ka filluar menjëherë pas lufte. Nuk është kjo lufta e fundit dhe do të vazhdojë edhe më tej…Këtë e kanë bërë shërbimet e huaja”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai në “Debat Plus”  thotë se megjithatë lufta e UÇK nuk ka nevojë të mbrohet pasi sipas tij vet emri Ushtri Çlirimtare tregon se ajo ka pasur mision çlirimin nga okupatorë të ndryshëm.

Rraci thotë se nuk mund të pritet nga Serbia që të flet mirë për UÇK-në por sipas tij është e dhimbshme kur shqiptarët akuzojnë njëri tjetrin.

“Njerëzit që kanë bërë gjëra të dyshimta të përgjigjen personalisht. Nuk e kam këtu fjalën për krime lufte sepse ajo as që mund të imagjinohet, por fjalën e kam për veprime pas lufte”, tha ndër të tjera Bardhyl Rraci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme