Gabimet që nuk iu lejojnë të bini në peshë

23:34 | 25 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Sipas ekspertëve, humbja në peshë është një proces që kërkon kohë. Por pavarësisht kësaj, shumë individë presin për rezultate të shpejta.

Këshillohet që gjatë proçesit për humbjen e kilogramëve, të jeni të durueshëm sepse dëshira për rezultate të shpejta, mund të vonojë rezultatin pozitiv.

Por sipas ekspertëve është mjaft e rëndësishme që t’i kushtoni rëndësi edhe ditës që jeni duke mbajtur. Keni kujdes që mos mbani një dietë shumë ekstreme, e cila iu ndalon që të merrni vlerat ushqyese, që trupi juaj ka nevojë për të qenë i shëndetshëm.

Ekspertët shprehen se një nga arsyet e tjera që individët nuk humbasin në peshë është sepse ata nuk gjejnë mbështetje nga persona të tjerë. Dekurajimi që shumë individë marrin nga familja ose rrethi i tyre i ngushtë shoqëror, i bën ata që të heqin dorë në mes të procesit për humbjen e kilogramëve.

Nëse mendoni se vetëm të bësh ushtrime është e mjaftueshme për të rënë në peshë, e keni gabim. Stërvitja nuk jep rezultate, nëse nuk ndiqet nga një dietë e duhur. Dieta luan një rol po aq të rëndësishëm për humbjen e peshës, aq sa ushtrimet. Mbani shënim numrin e kalorive që digjni dhe ato që konsumoni./klantv.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme