Tregjet europiane të aksioneve shënuan sot rritje në vlerat e tyre, të ndihmuara nga Banka Qendrore Europiane, edhe pse pa arritur të rimëkëmben nga humbjet e një ditë më parë.
Të gjitha indekset europiane përfunduan në vlera pozitive: Parisi + 0,97%, Frankfurti +0,69%), Londra +0,38%, Madridi +1,04% dhe Milano +0,37%.
“Fitimet janë ende shumë të vogla në krahasim me humbjet e regjistruara të mërkurën”, tha David Madden, analist në “CMC Markets”.
“Pas një hapjeje në rënie, tregu ka arritur të ndryshojë trendin, falë BQE-së”, theksoi Andrea Tuéni, analist në “Saxo Bank”.
Në procesverbalin e mbledhjes së saj të fundit, BQE-ja deklaron se blerjet e aseteve të vendosura në vitin 2015 dhe gjatë planit të emergjencës 2020 janë masa proporcionale për të ndihmuar ekonominë dhe për të bërë të mundur ndjekjen e objektivit të stabilitetit të çmimeve me garanci të mjaftueshme.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit