Aktorja e njohur, Fiona Gllavica, kohë më parë kishte informuar fansat e saj se është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Aktorja sot ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, djalë, shkruan portali arbresh.info
Përmes një postimi në Instagram ajo sjell foton e parë të foshnjës bashkë me partnerin, ndërsa shkruan fjalë zemre për të.
Fiona bëri të ditur se fëmija është djalë dhe e pagëzuan Lekë, kurse emocionoi me dedikimin që ia bëri atij.
“Ditën që e kuptova se ti do të vije në këtë botë, të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e mia nisën me u thurrë mbi ty.
Ditën që dëgjova rrahjet e zemrës tënde e kuptova sa bota ime gjendet brenda meje, e do të marrë tjetër kuptim kur ti do të jesh këtu.
Herën e parë që të ndjeva brenda meje e kuptova që hapat e t’u do të lënë gjurmë në historinë tonë. Nuk paska fjalë per ta pershkruar ndjenjën kur të morra ne krahët e mi!
Lekë i vogli jonë mirë se erdhe!
Ëngjulli i nanës, drita që do të më përcjellë…”, shkruan aktorja.
Fiona ndryshe për publikun është e njohur edhe si ‘Pajtesa’, roli të cilin ajo e luan në serialin “Çka ka shpija”. /arbresh.info/
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...