Google ADS

Southampton – Arsenal, kthehet Granit Xhaka

18:10 | 25 Qershor 2020
A. B.

Janë publikuar formacione zyrtare për sfidën mes Southampton dhe Arsenal.

Arsenali ka zhvilluar një sezon për t’u harruar, megjithatë, matematika ende ia lejon të shpresojë për një vend në Evropë.

Aktualisht “Topçinjtë” e Mikel Artetës gjenden në pozitën e 11, 9 pikë larg vendit të pesë që dërgon në Europa League – diferencë që mund të shkojë në 6 nëse fiton sonte Arsenali, pasi “Djajtë e Kuq” kanë zhvilluar një ndeshje më shumë, raporton Gazeta Express.

Granit Xhaka, që u dëmtua javën e kaluar, është kthyer në aksion dhe starton kundër Southampton ndeshje që nis nga ora 19:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme