Vdes një person 52 vjeç nga Covid-19

17:40 | 25 Qershor 2020
L G

Një person ka ndërruar jetë sot në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktima ishte 52 vjeç dhe ishte nga komuna e Istogut.

MSH bënë të ditur se personi në fjalë ishte pozitiv me Covid-19, raporton arbresh.info.

“Nga Njësia Intensive e Mjekimit në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK është bërë e ditur se sot, me datë 26.06.2020 në orët e pasdites ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh, viti i lindjes 1968 nga komuna e Istogut. I njëjti ishte pranuar në Njesinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive “, thuhet në njoftimin e MSH-së.

(NjIQMS) me datë 23.06.202, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.

Ndryshe, kjo është vdekja e 41-të e shënuar në Kosovë e pacientëve të diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve shumica kanë pasur edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme