Google ADS

Macron dhe Putin flasin për krizën e Libisë

16:01 | 25 Qershor 2020
Arbresh.info

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron do të diskutojnë mbi krizën e Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një deklaratë për gazetarët në Moskë njoftoi se Putin dhe Macron do të zhvillojnë nesër një bisedë nëpërmjet video konferencës.

Në bisedë do të diskutohen çështjet për Libinë, Sirinë dhe Ukrainën tha Peskov duke theksuar se “Kjo është një mundësi shumë e mirë për të konsultuar situatat e krizave”.

Duke bërë të ditur se dy liderët do të bisedojnë edhe për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Francës, Peskov tha se “Liderët mund të konsultohen edhe për çështje të tjera që mund t’i shikojnë të përshtatshme”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme