Autoritetet policore të Londrës kanë njoftuar se 15 policë janë lënduar gjatë përpjekjeve për të shpërndarë një festë në rrugë për të cilën nuk ishte siguruar leje përkatëse, e cila u mbajt në Brixton, në jug të Londrës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia u përpoq të inkurajojë turmën të braktiste vendin por ata nuk bashkëpunuan me policinë dhe “grupi u bë armiqësor ndaj oficerëve”, thuhet në deklaratën e policisë.
“Policia u thirr në Cecilia Road, Lambeth në mbrëmjen e së mërkurës, 24 qershor për raporte të shumta për një ngjarje të madhe muzikore pa leje në rrugë”, thuhet në deklaratë.
Përleshja midis turmës dhe policisë u bë e dhunshme gjatë incidentit dhe videot në rrjetet sociale shfaqin policinë tek tërhiqej nga zona dhe disa automjete policie u dëmtuan.
“Gjithsej 15 oficerë u plagosën, asnjë me lëndime serioze edhe pse dy nuk kishin nevojë për trajtim spitalor”, thonë nga policia, duke shtuar se disa automjete policore janë dëmtuar.
Sipas deklaratës, katër persona u arrestuan përpara se evenimenti të pastrohej në orët e hershme të mëngjesit.
“Mbrëmë kemi pranuar thirrje për shqetësime të shumta nga banorët që janë ankuar për një grumbullim të madh të njerëzve, zhurmë, sjellje antisociale dhe dhunë, andaj oficerët iu përgjigjën atyre shqetësimeve”, tha komandanti i Njësive të Komandës Themelore, Colin Wingrove.
“Këto tubime janë të paligjshme si dhe paraqesin rrezik për shëndetin publik dhe janë kundër masave kufizuese të koronavirusit”, shtoi ai.
“Dhuna e ushtruar ndaj oficerëve është krejtësisht e papranueshme dhe ne nuk do ta tolerojmë atë në asnjë formë”, tha Wingrove, duke shtuar se po zhvillohet një hetim mbi incidentin dhe personat e përfshirë do të nxirren para drejtësisë.
Tensionet në kryeqytetin britanik kanë qenë të larta që nga fillimi i protestave të “Black Lives Matter” (Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen) pas vrasjes së George Floyd, një afro-amerikan i paarmatosur, nga një oficer policie në SHBA.
Dhjetëra protesta janë mbajtur në Londër dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, gjatë së cilave ndodhën përleshje midis protestuesve dhe policisë.
Festat pa leje përkatëse janë të zakonshme në qytet, veçanërisht në muajt e verës.
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...