Google ADS

“Hoti s’ka çka lyp në Uashington”

15:11 | 25 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti për arbresh.info  ka folur rreth anulimit të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me 27 qershor në Uashington.

Kreu i kryeqytetit, e ka cilësuar si të drejtë një vendim i tillë.

“Diskutimi ka qenë për 27 qershorin dhe unë mendoj se pas situatës së krijuar zotëri Hoti s’ka çka lyp në Uashington jo për faktin se s’ka legjitimitet, por shkaku i situatës së krijuar. Duhet të kemi kohë deri sa të ulemi e të bisedojnë krerët e partive politike paraprakisht”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme