Google ADS

Qeveria ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht Aeroportin e Prishtinës për rifillimin e udhëtimeve

14:10 | 25 Qershor 2020
Arbresh.info

Mbrëmjen e së martës, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj ka marrë vendim për fillimin e transporti ajror dhe që hapjen Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ”Adem Jashari”.

E,  edhe dy ditë pas këtij vendimi, ky i fundit ende nuk e ka pranuar njoftimin zyrtarisht.

Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar Bujar Gashi nga zyra për medie e aeroportit.

Ai ka shtuar së janë në pritje të vendimit.

“Jo ende nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës, edhe ne jemi në pritje për të kuptuar detajet më të hollësishme për lejimin e fluturimeve”, ka thënë ai.

Gashi ka shtuar se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet për rifillim të fluturimeve.

“Ne jemi të gatshëm prej më shumë se dy muaj, i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme të parapara për parandalimin e përhapjes së Covid 19,prej parkingut e deri në momentin kur udhëtarët futën në aeroplan”, ka shtuar Gashi.

 

Ndryshe, në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se do të filloj transporti për për vijat e rregullta të domosdoshme

“Me vendimin e aprovuar sot nga kabineti qeveritar rifillon transporti ajror dhe hapet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ”Adem Jashari” për vijat e rregullta të domosdoshme, që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë, duke pasur prioritet shëndetin publik dhe parandalimin e përhapjes COVID-19”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu është obliguar Ministria e Infrastrukturës që të kompletojnë Udhëzimet administrative.

“ Obligohet Ministria e Infrastrukturës që të kompletojnë Udhëzimet administrative të Agjensionit të Aviacionit, protokollet e operimeve të transportit ajror, bazuar në mënyrë strikte në protokollet e EASA (European Union Aviation Safety Agency), rekomandimet e IKSHPK dhe Manualin për mbrojtjen nga COVID-19. Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë. Vendimi hyn në fuqi nga data 28 qershor 2020”, thuhet më tej në njoftimin e Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme