BE-ja thotë se dialogu Kosovë-Serbi ishte tema kyçe në takimin Michel-Hoti, rifillon në korrik

13:16 | 25 Qershor 2020
arbresh.info

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se në takimin ndërmjet presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, temë kyçe ka qenë dialogu Kosovë-Serbi.

Në komunikatën e BE-së, nuk përmendet të jetë diskutuar edhe liberalizimi i vizave, siç u proklamua nga vetë kryeministri Hoti, raporton arbresh.info.

“Theksoj nevojën urgjente për përparim në dialog midis Beogradit dhe Prishtinës. Emërimi i fundit i ambasadorit Miroslav Lajčák si Përfaqësues Special i BE-së për dialog, ilustron përqendrimin e BE-së në këtë dialog, rifillimi i të cilit tani është planifikuar për korrik 2020 në Bruksel”, citohet të ketë thënë Michel.

Aty thuhet se udhëheqësit diskutuan gjithashtu për pandeminë Covid-19, duke përmendur presidenti Michel paketën e ndihmës Coronavirus për Kosovën, e cila përfshin 100 milion euro ndihmë makro-financiare për Kosovën në formën e kredive dhe 68 milionë ndihmë për nevoja shëndetësore dhe përgjigje sociale dhe ekonomike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme