Google ADS

KRU ‘Prishtina’: Ruajtja e cilësisë së ujit të pijshëm, e domosdoshme

12:59 | 25 Qershor 2020
Arbresh.info

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit, ka pasur një ngritje të lehtë të nivelit të ujit në dy liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci.

Me këtë rast, për shkak të reshjeve të dendura atmosferike është turbulluat uji në liqene.

“Tash për tash jemi të detyruar të punojmë me kapacitete optimale në fabrikat e trajtimit, për të ruajtur cilësinë e ujit të pijshëm. Kjo situatë do të tejkalohet shumë shpejtë. Ofrimi i shërbimeve cilësore dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare të kompanisë është synimi ynë aktual dhe i së ardhmes”, thuhet në njoftimin e kompanisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme