Gjatë muajit që lamë pas, Kosova ka eksportuar mallra në vlerë 38,7 milionë euro.
Me këtë është shënuar rritje për 21.6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, shkruan arbresh.info. Sipas të dhënave lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2020 të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) metalet bazë dhe artikujt prej tyre e përbënin sasinë më të madhe të eksportit.
Pas tyre radhiten plastikë, gomë dhe artikuj prej dhe ushqimet e përgatitura ,pijet dhe duhani.
“Eksporti i mallrave në muajin maj 2020 kishte vlerën 38,7 milion euro, ndërsa importi 239,0 milion euro, është një rritje prej (21.6%) për eksport si dhe një rënie prej (25.7%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (44.2%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (10.8%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (8.4%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (8.1%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (5.5%) produkte të industrisë kimike, (5.4%) produktet minerale, (4.6%) produkte bimore (3.6%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj”, thuhet në raport.
Ndërsa eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 15.0 milionë Euro, ose rreth 38.8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 28.8%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (6.8%), Italia (5.2%), Britani e Madhe (3.4%), Holanda (3.4%), Suedia (3.1%), etj.
Në muajin maj 2020, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 18.3 milionë Euro, ose 47.3% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 17.5%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (28.8%), Maqedonia e Veriut (8.9%), Serbia (5.1%), dhe Mali i Zi (3.2%)
E, eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 5.3 milionë Euro, ose 13.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmendet: Zvicra (7.4%)./arbresh.info/
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...