Google ADS

Tahiri për akuzat e speciales: Kauzën kombëtare të Thaçit e Veselit nuk ua zhbën dot as Moska, as Beogradi

12:39 | 25 Qershor 2020
Arbresh.info

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas akuzave ndaj Thaçit e Veselit, sipas tij krejt kjo është bërë  me ndikim të Moskës e Beogradit.

Ish ministri i drejtësisë ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë themelues të Ushtrisë Çlirimtare e cila me luftë të drejtë, frenoi gjenocidin e Serbisë dhe vendosi Kosovën në trajektoren e pandalshme drejt lirisë e shtetformimit, shkruan arbresh.info.

Ky është postimi i tij i plotë:

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë themelues të Ushtrisë Çlirimtare e cila me luftë të drejtë, frenoi gjenocidin e Serbisë dhe vendosi Kosovën në trajektoren e pandalshme drejt lirisë e shtetformimit.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë krejtësisht njerëz të zakonshëm por me emrat dhe veprat e tyre lidhet e merr formë kauza kombëtare për çlirim përfundimtar nga pushtimi i Beogradit.

Këtë përmasë nuk ua zhbën dot as Moska, as Beogradi dhe as sponzoruesit e protagonizmit.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli dhe mijëra bashkëluftetarë që u rreshtuan me ta për çlirim e pavarësi, janë e do jenë të palëkundur në materializimin e plotë të Republikës së Kosovës, ëndrrës së përjetshme të dhjetra brezave.

Protagonizmi i padrejtësisë me “drejtësi politike” nuk do ta ndalë Kosovën dhe çlirimtarët e saj për ta jetësuar këtë ëndërr, përkundër armiqve e përkundër sponzoruesve të tyre.

Pra, ajo çfarë ka nisur nga një mercenar i paguar nga Rusia e i furnizuar nga Beogradi, tashmë po merr vulë nga “pseudodrejtësia” e sponzoruar nga Bashkimi Evropian. Nuk është habia me suksesin e Moskës e Beogradit për t’i shitur aty ku blihen e shiten si të vërteta, gënjeshtrat e sheshta, por habia është me një drejtësi të këtillë që këtyre fabrikimeve iu jep peshë e i merr në konsideratë.

https://www.facebook.com/OfficialAbelardTahiri/posts/553929251950351

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme