Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi sot ka takuar përfaqësuesit e hotelerisë së Kosovës për të sqaruar konfuzitetin e krijuar lidhur me lejimin e mbajtjes së dasmave në vend.
Krasniqi për arbresh.info ka konfirmuar se tashmë kanë dërguar udhëzimin në komunitetin ndërministror.
“Ne sot jemi takuar dhe kemi dërguar udhëzim në komunitetin ndërministror, ndërsa varësisht nga temat do te nxjerrin edhe urdhëresat”, ka thënë ai.
Ndërsa rreth datës prej kur është kërkuar lejimi i dasmave, Krasniqi ka thënë se nuk është caktuar.
“Nuk e kemi vendosur një datë, e kemi planifikuar që të jetë rreth 1 korrikut por a do të jetë më herët apo më vonë ende nuk e kemi vendosur”, ka thënë Krasniqi.
Sipas ministrit të Tregtisë̈ dhe Industrisë̈, Vesel Krasniqit, çdo pikat që do të nxirren nga manuali i Mistrisë së Shëndetësisë së Kosovës do të jenë në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ndryshe Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti mbrëmjen e së hënës në mbledhjen e tetë ka marrë vendim për shfuqizimin e disa vendimeve, ndër to edhe atë për aktivitete publike dhe jopublike.
“Pika 1.5 e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 me të cilin aktivitetet publike dhe jopublike kanë mundur të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si: ngjarjet sportive, tubimet, konferencat, tryezat e rrumbullakëta”.
E ky vendim ka nxitur keqkuptime sipas të cilave janë lejuar edhe mbajtja e ahengjeve familjare. Por, për këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duke thënë se ende nuk është lejuar mbajtja e dasmave dhe ahengjeve.
Hoti përmes një postimi në facebook ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat aktuale, shkruan arbresh.info.
I pari i Qeverisë së Kosovës ka shtuar gjithashtu se në rast se kjo e fundit nuk realizohet atëherë do të filloj aplikimi i masave të reja për mbrojtje nga përhapja e virusit
“Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve. Më datën 1 korrik, përfaqësuesit e estradës dhe hotelerisë do të takohen me Komisionin Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj #COVID19 për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...