Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, takimin e parë e ka zhvilluar me Kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, me të cilin bisedoi për procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Po ashtu, kryeministri Hoti gjatë takimit ka biseduar për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast ka shprehur orientimin properëndimor të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Hoti me këtë rast ka thënë se Qeveria e Kosovës është e angazhuar në avancimin e proceseve demokratike në vend, thellimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, në funksion të proceseve integruese evropiane.
Ndërkohë kryeministri Hoti ka anuluar vizitën e paraparë me 27 qershor në Uashington të SHBA-ve./arbresh.info/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë