Google ADS

Karantinë dyjavore për shtetasit e Kosovës që udhëtojnë drejt Kroacisë

09:39 | 25 Qershor 2020
Arbresh.info

Kroacia ka rivendosur karantinën për vizitorët nga katër fqinjët e Ballkanit, pas valës së dytë të koronavirusit në rajon.

Udhëtarët nga Bosnja, Serbia, Kosova dhe Maqedoni e Veriut do të duhet të vetë-izolohen për 14 ditë me të arritur në Kroaci.

Udhëtarët tranzit do të përjashtohen nga ky rregull, tha për gazetarët ministri i brendshëm kroat Davor Bozinoviq, transmeton portali arbresh.info.

Në fund të majit, Kroaci hapi kufijtë për dhjetë shtete të BE-së, përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Estoninë.

Shteti ballkanik ka regjistruar pak ose hiq infeksione që nga mesi i muajit maj, por situata u përkeqësua javën e shkuar, kur Kroacia nisi të raportojë deri në 30 raste në ditë me Covid-19.

Përhapja përkoi me një pjesë të turneut ndërkombëtar të bamirësisë së tenisit Adria Tour të organizuar në qytetin bregdetar të Zadarit në 20 qershor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme