Sot tri ndeshje në IPKO Superligë, vëmendja në Podujevë

09:32 | 25 Qershor 2020
Arbresh Info

Java e 26-të do të mbyllet me tri ndeshje që do të zhvillohen sot në IPKO Superligë, ku secila është më interesant se tjera.

Vëmendja më e madhe është në derbin rajonal Llapi – Prishtina që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Prishtina kërkron rikthimin në pozitën e dytë, ndërsa Llapi rikthimin te fitorja.

Ballkani në anën tjetër do të udhëtojë në Ferizaj, ku pikët janë jetike për të dyja skuadrat.

Suharekasit duan të jenë edhe më tuje në garë për titull, ndërsa ferizajasit për mbijetesë.

Kret në fund, por jo nga rëndësia është ndeshja mes Feronikelit dhe Drenicës.

Një ndeshje ku të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren për të pasur pozita më të mira në ndeshjet në vijim.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme