Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot do të lirohen edhe 8 pacientë të cilët janë shëruar nga koronavirusi.
Ndërsa sipas njoftimit në Klinikë janë të shtrirë 85 pacientë të infektuar.
Edhe 22 pacientë në Klinikën e Pulmologjisë pritet të transferohen në Infektivë sepse dyshohen për koronavirus, përderisa 4 të tjerë tashmë kanë dalë pozitivë.
“Sot nga klinika do të lirohen 8 raste të shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe 2 raste ende pozitive, por në gjedje stabile. Në njësinë intensive tek objekti i Mjekësisë Sportive janë 3 pacientë, 1 i intibuar dhe 2 me CPAP. Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 22 raste të dyshuara me Covid-19 dhe 4 raste me Covid-19 pozitiv që pritet të transferohen në Klinikën Infektive”, thuhet në njoftim.
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator
Çfarë çmimi mund të ketë Apple Ring dhe kur mund të lansohet...
Kurti u mirëprit nga bashkatdhetarë në New Jersey, u bëri ft...
Ndryshon data e protestës së parë kombëtare të opozitës në S...