Rriten sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

08:41 | 25 Qershor 2020
Arbresh.info

Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13ºC në 27ºC, në zonat e ulëta nga 19ºC në 33ºC dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 34ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme