Komuna e Gjilanit ndan mbi 300 mijë euro për dru dhe pelet

08:29 | 25 Qershor 2020
Arbresh.info

Komuna e Gjilanit do të furnizohet me dru dhe pelet.

E për këtë blerje është planifikuar të shpenzohet shuma prej mbi 300 mijë eurove.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet gjithashtu se vlera e parashikuar e kontratës është saktësisht 312 505,00, shkruan arbresh.info.

Tenderi do të ndahet në dy grupe, furnizim me lëndë djegëse dru dhe furnizim me lëndë djegëse pelet.

Kohëzgjatja e kontratës është 1 vit, ndërsa thuhet se dorëzimi do të bëhet sipas njësive shpenzuese ne komunën e Gjilanit.

Aty janë listuar edhe kushtet e pjesëmarrjes, ndërsa ndër të tjera thuhet se OP duhet të ketë përfunduar tri kontrata të ngjashme në 3 vitet e fundit.

“Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses së paku dy kontrata të natyrës se ngjashme në tri vitet e fundit . Operatori ekonomik duhet të jetë i licencuar nga Agjencia e Pylltarisë se Kosovës për prerje dhe transport te druve për kryerjen e punimeve ne pyje dhe toka pyjore. Kjo kërkesë vlenë vetëm për Lot-1 “furnizim me lëndë djegëse Dru”, thuhet më tej në njoftim.

Një nga kriteret për dhënie të kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët.

Te informacionet shtesë thuhet se OP mund të dorëzoj tenderët vetëm përmes platformës elektronike.

“Operatori ekonomik duhet të dorëzojnë tenderët vetëm përmes platformës elektronike. Tenderët e dorëzuar në kopje fizike, do të refuzohen për nga aspekti administrativ. 2. Operatori ekonomik me rastin e aplikimit qoftë individualisht ose si grup i operatorëve ekonomik, duhen të jenë të regjistruar në Platformën elektronike të prokurimit publik”, thuhet në njoftim.

Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 14.07.2020. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme