Vetëm disa muaj pasi u lansua në vendin e kompanisë, Samsung Pay është duke u përdorur nga më shumë se një milionë përdorues në Korenë Jugore. Ky moment historik ishte njoftuar nga gjiganti teknologjik dje.
Kompania zbuloi gjithashtu disa informata të tjera interesante që lidhen me shërbimin për pagesa, shkruan arbresh.info. P.sh, numrin e pagesa ditore në Korenë Jugore që tani ka arritur në 100.000, pagesat e grumbulluara, si dhe pagesat mesatare ditore që tani kanë kaluar shifrën mbi 1.8 milionë dollarë.
Së bashku me Korenë Jugore, shërbimi për pagesa me anë të telefonit është gjithashtu në dispozicion edhe në SHBA, ku është lansuar rreth një muaji më parë. Së fundmi, kompania ka njoftuar që të gjithë operatorët gjigant në vend tani mbështesin shërbimin./arbresh.info
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...