Hoti anulon vizitën në Shtëpinë e Bardhë

07:59 | 25 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka anuluar takimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti përmes një postimi në facebook ka shkruar se për këtë e ka njoftuar edhe Ambasadorin Grenell, shkruan arbresh.info.

Ai ka shtuar gjithashtu se ky anulim ka ardhur si rezultat i zhvillimeve në Prishtinë.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën.

E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Hoti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme