Roma ka arritur të marr një fitore ne rikthim ndaj Samdporias, duke triumfuar në fund me rezultat 2-1.
Ndeshja nisi mirë për mysafirët pasi gjetën golin në minutën e 11-të me Manolo Gabbiadinin (1-0).
Ky gol e vuri Romën në sulm dhe golin e gjetën në minutën e 31-të me Jordan Veretout, por që pas rishikimit të Var, goli u anulua.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Sampit, por në pjesën e dytë Roma u fut më e vendosur.
Fillimisht rezultati u barazua në minutën e 65-të, ku harkimit të Lorenzo Pellegrinit iu përgjigj sulmuesi boshnjak Edin Dzeko që shënoi për 1-1.
Kur ndeshja shkonte drejt fundit Roma rriste presionin, por që u shpërblye.
Edin Dzeko gjeti hapësira në zonë dhe shënoi me një volej goditje për 2-1.
Kjo fitore e mban me shpresë Romën për vendin e katërt, pasi aktualisht kanë vendin e pestë me 48 pikë, gjashtë më pak se Atalanta që është një pozitë më lartë. /Telegrafi/
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...