Mozzik-Veselit: Përherë me ty o Komandant amo bash gjithë jetën me ty!

21:27 | 24 Qershor 2020
A. B.

Reperi i njohur, Gramoz Aliu- Mozzik ka reaguar pas aktakuzave nga Gjykata Speciale për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.

Përmes një postimi në Facebook, Mozzik ka ofruar mbështetjen ndaj Veselit, shkruan portali arbresh.info

“O Baca Lul po ata që gëzohën sot qe të paska ftuar gjykata speciale po ata nuk janë shqiptarë more !
O përherë me ty o Komandant amo bash gjithë jetën me ty !
Shkofshi e u kthefshi faqebardhë.
Nuk ka birë Nane që dënon luftën e pastërt të UÇK-së !
Respekt për Çlirimtarët” , ka qenë reagimi i tij përkrah fotografisë ku shihet së bashku me të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme