Avokati, Dastid Pallaska thotë se veprimi i sotëm i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me publikimin e aktakuzave ende të pakonfirmuara, e përmbysi argumentin se themelimi i Gjykatës Speciale jashtë Kosovës e lë të lirë atë nga ndikimet apo konsideratat politike vendore.
Pallaska përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shpalosja e aktakuzave të pakonfirmuara në vigjilje të takimit Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë vështirë se mund të quhet koincidencë,raporton arbëresh.info.
“Veprimi i sotëm i Zyrës së Prokurorit të Specializuar – me shpalosjen e aktakuzave të pakonfirmuara – e përmbysi në tërësi këtë argument. E para, shpalosja e aktakuzave të pakonfirmuara në vigjilje të takimit Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë vështirë se mund të quhet koincidencë. Jo pse koincidenca të tilla nuk mund të ndodhin por për shkak se ky veprim është edhe në kundërshtim me rregullat e procedurës që përcaktojnë se aktakuzat shpalosen, në parim, më së hershmi pas konfirmimit nga gjyqtari i procedurës paraprake”, ka shkruar Pallaska.
Tutje, ai thotë se pretendimi për një koincidencë zhvlerësohet edhe më shumë kur merret parasysh fakti se janë shpalosur emrat e vetëm dy të akuzuarve dhe jo të gjithë personave të tjerë që thuhet se janë përfshirë në të njëjtën aktakuzë./arbresh.info
Reagimi i plotë:
Argumenti kryesor i përkrahësve të idesë së themelimit të Gjykatës Speciale jashtë Kosovës ishte se hetimi dhe gjykimi i veprave penale përkatëse mund të bëhej vetëm nga institucione ndërkombëtare që (edhe fizikisht) janë të lira nga ndikimet dhe/apo konsideratat politike vendore.
Veprimi i sotëm i Zyrës së Prokurorit të Specializuar – me shpalosjen e aktakuzave të pakonfirmuara – e përmbysi në tërësi këtë argument.
E para, shpalosja e aktakuzave të pakonfirmuara në vigjilje të takimit Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë vështirë se mund të quhet koincidencë. Jo pse koincidenca të tilla nuk mund të ndodhin por për shkak se ky veprim është edhe në kundërshtim me rregullat e procedurës që përcaktojnë se aktakuzat shpalosen, në parim, më së hershmi pas konfirmimit nga gjyqtari i procedurës paraprake.
E dyta, pretendimi për një koincidencë zhvlerësohet edhe më shumë kur merret parasysh fakti se janë shpalosur emrat e vetëm dy të akuzuarve dhe jo të gjithë personave të tjerë që thuhet se janë përfshirë në të njëjtën aktakuzë.
E fundit, por jo për nga rëndësia, pretendimet për pengim të drejtësisë për personat, emrat e të cilëve janë shpalosur, mund të jenë bazë për akuzë më vete por jo shkak që aktakuza të shpaloset para kohe dhe në kundërshtim me rregullat e procedurës.
Sidoqoftë, edhe nëse ngjarja e sotme është vetëm koincidencë apo edhe gabim procedural, një gjë është më se e sigurtë. Ky veprim ka rrezik të dëmtojë kredibilitetin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe do të nxisë e ushqejë ide konspirative që mund të paragjykojnë – përtej riparimit – procesin gjyqësor që mund të zhvillohet në të ardhmen.
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...