Vdes tragjikisht ish-futbollistja 21-vjeçare e Interit dhe Milanit

20:03 | 24 Qershor 2020
A. B.

Futbolli i grave në Itali e ka vajtuar sot vdekjen e futbollistes së Riozzese, Arianna Varone, e cila e humbi jetën në një aksident tragjik. Ajo ishte vetëm 21-vjeçare.

Varone vdiq tragjikisht në një aksident rrugor me motoçikletë mbrëmjen e së martës, transmeton Gazeta Express.

“Ajo do ta lërë një zbrazëti të pambushur në jetën e atyre që e deshën dhe ishin me fat që e kishin pranë. Lamtumirë, Arianna”, ka shkruar presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë në kujtim të saj.

21-vjeçarja ishte mesfushore dhe karrierën e kishte filluar në Inter, si dhe kishte luajtur edhe për Milanin para se t’i bashkohej Riozzeses në vitin 2017.

Sezonin e kaluar, ajo e ndihmoi ekipin e vet ta fitojë Kupën e Italisë në Serie C dhe të promovohej në Serie B.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme