Disa komuna të Shkupit tashmë kanë mbi 100 raste aktive me coronavirus.
Komuna e Çairit momentalisht ka më së shumti të infektuar me Covid-19. Kjo komunë ka 413 raste aktive me Covid-19, ndërsa pas saj vinë Gazi Baba me 149 raste, Saraji me 141 raste, Butelli me 136 raste, Aerodromi 135 raste, Komuna Qendër 127 raste, Karposhi 124 raste dhe Kisella Voda me 101 raste aktive, njofton Telgerafi Maqedoni.
Komunat tjera të Shkupit kanë më pak se 100 të infektuar. Gjatë ditës së sotme janë bërë 1.208 testime dhe u regjistruan 136 raste të reja.
Shkupi dhe Tetova momentalisht kanë më së shumti raste aktive me coronavirus./Telegrafi/
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator
Çfarë çmimi mund të ketë Apple Ring dhe kur mund të lansohet...