I Dërguari Special i presidentit të SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi Richard Grenell ka treguar se presidenti Thaçi e ka informuar se nuk do të jetë pjesë e diskutimeve me Serbinë më 27 qershor.
Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka thënë:
“Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se e ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington, D.C pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorëve Special”.
“Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të zgjidhen”-ka shkruar ai. /arbresh.info/
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...