Mediumi prestigjioz britanik BBC ka shkruar për aktakuzën e ngritur ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është akuzuar për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Thaçi dhe nëntë persona të tjerë “janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje, thuhet në një komunikatë për media, ashtu si edhe për tortura dhe zhdukje të detyruara.
Krimet dyshohet se kanë ndodhur pas luftës për pavarësi të Kosovës në vitin 1999”, thuhet në shkrimin e BBC-së, transmeton portali arbresh.info
Në shkrimin e këtij mediumi prestigjioz nuk përmendet aktakuza e ngritura ndaj kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.
Tutje thuhet se “akuzat për trafikim organesh ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dolën në pah për herë të parë nga ish-prokurorja e krimeve të luftës në Hagë Carla del Ponte në vitin 2008”.
BBC përmend se Hashim Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së. /arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...