Disa shtete amerikane raportojnë mijëra raste të reja të infeksionit të koronavirusit çdo ditë.
Zyrtarët vazhdimisht u bëjnë thirrje qytetarëve që t’u përmbahen masave parandaluese, të qëndrojnë në shtëpi, të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën e caktuar fizike, transmeton CNN.
Kërkimi i 5,019 rasteve të reja u konfirmuan të hënën në Kaliforni, 3,289 në Florida, 3.591 në Arizona, dhe autoritetet në Teksas njoftuan se numri i të infektuarve dhe të shtruarve të ri në spitale po rritet me një shkallë të paparë.
Këto janë vetëm katër shtete nga gjithsej 26 në të cilat numri i pacientëve po rritet pa precedent, dhe një ekspert mjekësor deklaroi se epidemia në Shtetet e Bashkuara po përhapet në mënyrë të pakontrollueshme.
Rreth 2,347,000 njerëz janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara deri më tani dhe 121.225 kanë vdekur nga pasojat e Covid-19, sipas një analize nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington.
Vitia: Kemi premtuar t’i shtojmë buxhetit 40 milionë euro pë...
Malisheva sundon elitën, Llapi dhe Ballkani nga pas – Rezult...
Rusia sulmon me dronë Kievin dhe qytete të tjera ukrainase
“Kur hipokrizia dhe spekulimet zëvendësojnë përgjegjësinë”, ...
Katër përfitimet psikologjike të ndryshimit të gardërobës!
Trump, Harris me qëndrime disi të ndryshme për Kinën