Haki Abazi pas akuzave ndaj Thaçit dhe Veselit: UÇK-ja s’mund të vendoset në bankën e të akuzuarve

16:23 | 24 Qershor 2020
A. B.

Pas propozimit për aktakuzë nga Specialja për kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe presidentin Thaçi ka reaguar ish-zv/kryeministri Haki Abazi.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se UÇK kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuarve, sepse vullneti jonë për liri nuk mund të gjykohet.

“Vrasjet e patrioteve shqiptar dhe krimet kundër shqiptarëve duhet të zbardhën ato nuk falen”, ka thënë ai.

Postimi i tij i plotë:

UÇK janë luftëtarët, dëshmorët dhe veteranët që luftuan me nderë dhe nderuan emrin Shqiptar dhe flamurin shqiptar me Besë e me betim për lirinë e vendit kundër okupatorit Serb e nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari.

UÇK kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuareve sepse vullneti e guximi i kombit tonë për liri nuk mund të gjykohet e as të akuzohet. Lifts për liri është e drejtë e jona ashtu siç edhe e drejta për të qenë bashkë.

Vrasjet e patrioteve shqiptar dhe krimet kundër shqiptarëve duhet të zbardhën ato nuk falen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme