Kuvendi i Republikës së Kosovës ka blerë laptopë.
E, kjo blerje i ka kushtuar hiq më pak se 20 mijë euro, shkuan arbresh.info.
Në njoftimin për dhënie të kontratës thuhet se për kontratën ‘Furnizimi me laptopë’ është shpenzuar vlera prej 18 mijë e 973 euro, por aty nuk bëhet e ditur se për kë është bërë kjo blerje.
Në mesin e 13 kompanive që kishin aplikuar, fitues ka dalë ‘Infosoft Systems SH.P.K.
Ky OP kishte ofruar edhe çmimin më të ulët.
Ndërsa çmimi më i lartë i ofruar ka qenë 19 mijë e 204 euro.
Operatori fitues është regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës në vitin 2014 dhe ka kapital prej mbi 86 mijë euro. Në ARBK thuhet gjithashtu se për aktivitet primarë ka ‘teknologjinë tjetër informative dhe aktivitetet shërbyese kompjuterike’, dhe ‘tregtinë me shumicë e makinerive dhe pajisjeve të tjera të zyrave’./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?